Moti

Rrahman Demaj është një nga personat më të veçantë në Kosovë.

Ai jeton në Kamenicë, është 95-vjeçar, që ka mbijetuar edhe Masakrën e Tivarit.

Demaj është bërë 11 herë baba; është bërë 62 herë gjysh; është bërë 86 herë stërgjysh; ndërsa për të dytën herë është bërë edhe katragjysh.

Pra, ai përjetoi të shohë 161 trashëgimtarë.
 Në foton që e shihni, ai është me motrën e tij që vdiq vitin e kaluar në moshën 85-vjeçare.

Këtë fat do të donte ta përjetonte çdo njeri. Ndaj, e përgëzojmë këtë burrë duke i uruar që ta gëzojë tutje çdo moment të jetës së tij. /Telegrafi/
 
Top