Njësitet Reagues nga stacionit policore në Kamenicë gjatë patrullimit kanë pranuar një informatë përmes rrugëve operative se personi i dyshuar J.S. (1995) i nacionalitetit rom me banim në Kamenicë besohet të jetë autor i kryerjes së disa vjedhjeve të rënda në Kamenicë, nëpër disa shtëpi të komunitetit serb të paraqitura kohëve të fundit në Policinë e Kosovës.
Ismet Hashani zëdhënës i policisë rajonale tha se pas marrjes së informatës, është kyçur edhe njësia e hetimeve dhe është lokalizuar dhe arrestuar i dyshuari ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.
Janë gjetur prova të qëndrueshme se ky i dyshuar është i involvuar në disa raste të vjedhjeve të cilat kanë ndodhure kohëve të fundit nëpër disa shtëpi të serbëve në Kamenicë.
Me urdhër te prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë derisa rasti kaluar në prokurori ka thënë Hashani.