Moti

Atletja kamenicase, Vijona Kryeziu edhe njëherë dëshmoi se është atlete e nivelit evropian. Në garat e Mitingut Ndërkombëtar të zhvilluara në Lokeren të Belgjkikës, Vijona Kryeziu, vuri rekorde të reja të Kosovës në dy disiplina në 400 metra dhe në 800 metra.

Në displinën 400 metra, arritit kohë 54,64 sekonda, rezultat ky ësht i normës evropiane për U-23. Vijona Kryeziu  edhe pse është 17 vjeçare,  kjo atlete është në rrugë të mirë që në të ardhmen të zë edhe normë botërore edhe olimpike.

Rezultati në  disiplinën 800 metra ishte me kohë 2.12.47  minuta, që gjithashtu është edhe rekord shtetëror. Kjo atlete me përsektivë, brenda dy dite arriti dy rekorde shtetërore.

Atleti tjëtër i Kosovës, Astrit Kryeziu në Mitingun ndërkombëtar  në Lokeren të Belgjikës arriti të plasohet i dyti në diciplinën 800 me me kohë 1.48.78 minta, që  është rekord kombëta . Këtë rekord e mbante po ashtu ky atlet një vit më parë që arritur kohën më të mirë në këtë disiplinë në garën mbarëkombëtare. (kamenicapress)

 
Top