Kryetari i komunës z. Begzad Sinani, ka marrë pjesë në takimin e radhës së Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), ku janë diskutuar një sërë temash. Në takim kanë qenë të pranishëm edhe edhe Ministri i Ministrisë së Financave z.Avdullah Hoti, Ministri i Ministrisë së Diasporës z.Valon Murati si dhe nënkryetarë të Komunave të Republikës së Kosovës.
Ministrat dhe kryetarët e komunave, kanë diskutuar për hapat që po ndërmerren në praktikë nga komunat e Kosovës dhe bashkëpunimi me ministritë përkatëse në mënyrë që të rritet efikasiteti i punës.
Ata kanë informuar kryetarët e komunave për çdo hap që është duke u ndërmarrë nga ministritë që ata drejtojnë, e që kanë lidhje me projektet e pushtetit lokal. Palët në këtë takim janë pajtuar që bashkëpunimi është çelësi i vënies në dritë të agjendës së paraparë, agjendë kjo e lidhur drejtpërdrejtë me punën që kryejnë ministritë përkatëse.