I riu 17-vjeçar nga Kantoni i Cyrihut, Ilir M., është shpallur i humbur nga e hëna. Para kësaj - sipas njerëzve që e kanë njohur - ai kishte lënë takim me një femër të panjohur të cilën e kishte njohur përmes rrjetit social, Facebook.
Pasi nuk i është paraqitur më askujt, dyshohet se mund të ketë rënë viktimë e mashtrimit nga “femra” që e ka kontaktuar në rrjet social.
Lajmi për humbjen e Ilirit ndërkohë është shpërndarë në të gjitha rrjetet e mundshme sociale. Familjes së tij i kanë ofruar ndihmë personalitete që kanë shumë ndjekës (fansa) në Facebook etj., shkruan blick am abend, por familjarëve nuk u duket e përshtatshme kjo mënyrë. Ata nuk Duan “ta bëjnë të madhe” këtë punë.
Sidoqoftë familja ka njoftuar Policinë edhe pse shpreson se Iliri mund të ketë ikur për pak ditë dhe se kthehet sërish.
Raste të tilla të mashtrimit nuk janë të rralla dhe as të panjohura për policinë në Zvicër. /albinfo/