Moti

Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka shpenzuar 380 mijë euro për blerjen e dy autobusëve, të cilët kanë 39 ulëse dhe do të përdoren vetëm për nevojat e FKS-së.

Në faturën të cilën specifikohen çmimet, thuhet se me 15 dhjetor 2014, FSK-ja ka blerë dy autobusë në vlerë prej 379,222. Autobusët e blerë nga Ministria e FSK-së, janë të markës “Tam” dhe prodhohen në Maribor të Sllovenisë.

Zyra e prokurimit të MFSK-së arsyeton shumën për blerjen e këtyre autobusëve, duke thënë se kanë specifika të veçanta krahasuar me autobusët e thjeshtë. Ata tregojnë se një autobus u ka kushtuar 189.611 euro. /Zëri/
 
Top