Zoti Korqa deklaron se e braktisi LDK-në në shenjë të pakënaqësisë së mënyrës së udhëheqjes së LDK-së në Kamenicë dhe në nivel qendror.
Zgjedhja e kryesisë së LDK-së nga ana e Shaip Surdullit, duke përjashtuar të gjithë ata që kërkuan demokraci brenda subjektit, duke mos përfshirë njerëz me kredibilitet brenda kryesisë së re, duke injoruar degët më të mëdha dhe kontributin e njerëzve që me vite i shërbyen LDK-së, dëshmon se Surdulli ka fituar por LDK ka humbur në Kamenicë.
Ai shton se, duke parë se Lëvizja VETËVENDOSJE është subjekti që po dëshmohet çdo ditë e më shumë, se është lëvizje në shërbim të qytetarëve dhe të Republikës së Kosovës, se ka demokraci të mirëfilltë, se respektohet vlera, puna dhe mundi e secilit, se është i vetmi subjekt që e lufton krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, unë nga sot do ti bashkohem dhe do të punoj që LVV të jetë subjekti fitues në zgjedhjet e ardhshme në Dardanë.