Moti

Kryetari і Komunës së Kamenicës z,Begzad Sinani së bashku me nënkryetarin Fatmir Matoshi dhe nënkryetarin për komunitete Dragisha Savic, morën pjesë në takimin e përbashkët të autoriteteve kosovare me ato serbe dhe me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kapi të Sfircës.

Qëllimi і takimit ishte të prezantohet projekti і objekteve të pikëkalimit të ri kufitar mes Kosovës e Serbisë. Palët në këtë takim u dakorduan për hapat e mëtejmë deri në realizimin e plotë të projektit.

Kryetari Sinani і njoftoi përfaqësuesit e BE-së dhe ata të qeverive të Kosovës e të Serbisë se komuna ka kryer detyrat e saja dhe do të jetë e gatshme të bashkëpunoj edhe më tutje deri në hapjen e pikëkalimit kufitar.

 
Top