Kryetari i Komunës Begzad Sinani, ka pritur sot në një vizitë disaorëshe Kryeministrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Isa Mustafa. Në takimin e mbajtur në zyrën e Kryetarit Sinani morën pjesë edhe ministrat Lutfi Zharku, Arban Abrashi, Dalibor Jevtic, kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri, nënkryetarët e Kamenicës Fatmir Matoshi e Dragisha Savic, kryesuesi Bajram Dërmaku si dhe disa nga zëvendësministrat dhe drejtorët komunal
Sinani para Kryeministrit foli për gjendjen e përgjithshme në Kamenicë e në theks të veqantë për projektet e infrastrukturës, ekonomisë dhe ato të sigurisë.
“ Përsa i përket infrastrukturës Kamenica ka nevojë për rregullimin e disa rrugëve siq janë : Rruga Penda e Kopërnicës – Bunari i Kopërnicës, Rruga Shipashnicë e Poshtme – Shipashnicë e Epërme, Rruga Muqiverc – Krenidell dhe projekte të tjera si Stadiumi i Qytetit, Ura në Topanicë dhe një Fond për rregullimin e infrastrukturës në qytet kanalizime, ujësjellës, asfaltime rrugësh.
Ndërsa sa i përket infrastrukturës shkollore të nevojshme janë shkolla në Busavatë,Shkolla në Berivojcë dhe shkolla në Krilevë” tha kryetari Sinani.
Ai gjithashtu ka folur edhe për projektet që gjenerojnë vende të reja të punës, për pikën kufitare në kapi, problemin e kufirit në Karaqevë, palestrën e sporteve, objektin e komunës dhe qështje të tjera.
Kryeministri Isa Mustafa e ka falënderuar Kryetarin Sinani për pritjen e përzemërt dhe ka shprehur vullnetin që këto projekte të diskutohen tash gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2016. “Është mirë që i diskutojmë këto qështje në zyrën Tuaj në komunë dhe i shohim konkretisht në teren, sepse kështu kemi një ndjesi më të mirë kur përcaktojmë projektet që do të përfshihen në buxhetin e vitit që vjen” tha Kryeministri Mustafa. Ai ka vlersuar punët që janë bërë në Kamenicë dhe ka shprehur gatishmërinë që ta mbështes komunën në realizimin e projekteve në interes të qytetarëve të Kamenicës.
Kryetari Sinani së bashku me Kryeministrin Mustafa kanë vizituar edhe objektin e banesës për banim kolektiv si dhe Ndërmarrjen private FUNGO SH.P.K.