Moti

Në vizitën e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, në Ranillug, komunë kjo e banuar me shumicë serbe, kryetari i saj, Gradimir Mikiq, ka thënë se ai nuk ka para për ta blerë një flamur të shtetit të Kosovës që ta vendosë në hyrje të komunës së tij.

Mikiq po ashtu nuk ka pranuar nëse ai personalisht e pranon shtetin e Kosovës, ndërsa nga kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar ndihmë për zhvillimin e komunë së tij.

Kurse i pari i Qeverisë së Kosovës nuk ka folur për çështjen e flamurit, mirëpo tha se ekzekutivi i tij do ta ndihmojë zhvillimin e kësaj komune kosovare.

 
Top