Moti

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj ka konfirmuar për Indeksonline se nuk kanë gjetur asgjë në Ranillug (fshat i ish Komunës së Kamenicës), ku është dyshuar se ka një varrezë masive.

“Sipas informatave që kam nga zyrtari për persona të zhdukur pran Komisionit Qeveritar, atje është bërë gërmnimi dhe ka rezultuar negativ, d.m.th, s’ka pas gjetje. Dyshimet kanë ekzistuar dhe informata ka ekzistuar se dyshohet, por tani gërmimet kanë rezultuar negative dhe tash nuk ka dyshime. nëse ka informata shtesë sigurisht se ne do të punojmë, por nuk kemi informatë shtesë”, ka thënë Gjetaj për Indeksonline.

 
Top