Moti

Kryetari Sinani priti Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite z.Rexhep Boja
Kryetari Sinani falënderoi ambasadorin për vizitën në komunën e Kamenicës, do t’ju jemi mirënjohës për këtë vizitë në komunën tonë, është shprehur Sinani.

Komuna jonë ka nevojë për mbështetje nga shtetet e fuqishme siç janë vendet ku jeni i akredituar ju si ambasador. Ne kem tri projekte që ju paraqesim dhe sipas mundësive ti shqyrtoni ato me mundësi investimesh.

Renovimi i Konviktit të studentëve.
Ndërtimi i një objekti të ambulancës në fshatin Petrit.
Stadiumin e qytetit.

Ambasadori Boja tha se kërkesat e juaja janë të arsyeshëm dhe ky vend ka nevojë për investime. Ne do të bëjmë përpjekje të gjejmë mundësinë për realizimin e këtyre projekteve.
 
Top