Moti


Kryetari Sinani gjatë mbledhjes së shtatë të Kuvendit komunal ka thënë se: Shifrat janë reale dhe kemi zvoglime të shpenzimeve të lluksit dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve,pra kemi vendosur diciplin financiare sa i përket shpenzimeve buxhetore” ka thënë Sinani.


Sot është mbajtur mbledhja e shtatë e Kuvendit komunal, ku të gjitha pikat e parapara për këtë seancë janë miratuar një zëri.

Si zakonisht të pranishëm në këtë seancë ishin kryetari i komunës Begzad Sinani , drejtorët komunal, ekipi komunal i OSBE-së dhe përfaqësuesit e Kuvendit Rinor të Kamenicës.

Pikë kryesore e kësaj seance ishte raporti financiar gjashtëmujor i Drejtorisë Për Financa dhe Buxhet.

Sipas raportit financiar shihen ndryshime në zvogëlimin e shpenzimeve në shumë njësi buxhetore.
Kryetari Sinani tha: Raporti financiar është raporti më transparent që paraqitet për çdo shpenzim të bërë dhe të gjitha shifrat janë reale dhe kemi zvoglime të shpenzimeve të lluksit dhe përmbushjen e kërkesave të qytetarëve,pra kemi vendosur diciplin financiare sa i përket shpenzimeve buxhetore” ka thënë Sinani.

Disa delegat patën vërejte dhe pyetje për uljen e shpenzimeve dhe kërkuan shpjegime nga ana e zyrtarit kryesor financiar.
Lidhur me raportin e shqyrtimin të auditimit në vitin 2014 zyrtari kryesor financiar tha se jemi duke i eliminuar të gjitha vërejtjet e dhëna nga auditori i jashtëm.
 
Top