Samsung e ka prezantuar ekranin e ri SE370, në full-HD i cili përveç tjerash e ka edhe aftësinë e rimbushjes së telefonit dhe pajisjeve tjera mobile përmes standardit Wireless Power Consortium Qi.
Ekrani vjen me mbushësin pa tela të integruar, duke u mundësuar përdoruesve që ta mbushin telefonin e tyre mobil pa asnjë problem. Një dritë e vogël LED ju informon sapo të fillojë rimbushja e pajisjes me rrymë.
SE370 ka dimesionet prej 23.6-inç (S24E370DL) dhe 27-inç (S27E370DS) dhe dy variantet e këtij ekrani do të paraqiten në treg brenda këtij viti. Telegrafi