Në varrezat e dëshmorëve në Kamenicë me rastin e 14 - te vjetorit të rënies heroike të Heroit të Kombit Rahim Beqiri - Komandant Roki, Begzad Sinani dhe Ramush Haradinaj kanë bërë homazhe dhe kanë përkujtuar Rokin.
Begzad Sinani dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj me rastin e 14 vjetorit të rënies së dëshmorit Rahim Beqiri, kanë bërë homazhe te varrezat e Dëshmorëve të Komunës së Kamenicës.
Haradinaj gjithashtu ka vizituar edhe familjen e dëshmorit Asllan Thaçi.
Rahim Beqiri lindi më 1 janar të vitit 1957 në Kopërnicë të Kamenicës së atëhershme. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje, ndërsa atë të mesme e kreu në Dardanë. Si i ri kyçet në Lëvizjen Popullore të Kosovës nga ku më pas sistemohet në luftën për çlirimin e Kosovës. Pas mbarimit të luftës në Kosovë, ai nuk rri i qetë, por u del në ndihmë vëllezërve në Luginën e Preshevës.
I armatosur me përvojë të jashtëzakonshme, strategji luftarake e zemër fisnike, Rahim Beqiri kyçet në radhët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare ku nga Shtabi i Përgjithshëm emërohet dhe merr detyrën e Komandantit të batalionit.
Rahim Beqiri plagoset rëndë në Drenovec të Tetovës, Gjatë dy ditëve, në kushte lufte transferohet në Spital të Prishtinës ku mjekët bënë të pamundurën por nuk arritën ta shpëtojnë nga vdekja.
Rahim Beqiri ndërron jetë më 1 gusht të vitit 2001, ndërsa varroset më 2 gusht pranë shokëve të tij në varrezat e Dëshmorëve në Dardanë./rajonipress/