Moti


Grupi i delegatëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Kamenicës vlerëson se qeverisja komunale e udhëhequr nga Begzad Sinani po dëshmon se nuk është e aftë të qeverisë me Komunën
.
 Këtë e dëshmojnë edhe raporti 6 mujor i buxhetit si dhe raporti i auditorit të përgjithshëm, thuhet në kumtesen për publik të LDK-së dega Kamenicë

 Në raportin 6 mujor të buxhetit, krejt çka ka bërë kjo qeverisje është shpenzimi i paarsyeshëm i parasë publike, ku rreth 200 mijë euro janë shpenzuar për mallra dhe shërbime, rreth 100 mijë euro për shpenzime të komunalisë, ndërsa për investime kapitale vetëm rreth 180 mijë euro. Kjo qeveri Komunale ka rritur shpenzimet në raport me vitin 2014 për dreka, derivate, shpezime të udhëtimit mbrenda vendit, meditje të udhëtimit, mirëmbajtje të veturve, shpezime të telefonisë mobile, punëtorëve me kontratë në vepër etj., ndërsa ka ulur investimet kapitale.

Në raportin e auditorit të përgjithshëm theksohen shumë të meta që e kanë përcjell Komunën në fushën e prokurorimit, ku auditori ka konstatuar se Komuna në shumë raste ju ka shmangur proceduarave të hapura të prokurorimit e cila mundëson keqpërdorimin e buxhetit të Komunës, këso lloj kontratash janë lidhur edhe pse ka pas kontrata të rregullta vjetore për shëbime siç janë servisimi i automjeteve, furnizimi me barna si dhe furnizimi me artikuj ushqimor.

Gjatë vitit 2014 Komuna e Kamenicës ka paguar 21 punëtor me kontratë në vepër, ku shumica prej tyre ishin më shumë se 6 muaj, ku sipas ligjit për shërbim civil kontrata për shërbime të veqanta nuk mund të bëhet më shumë se 6 muaj. Kryetari i Komunës së Kamenicës ka ndarë subvencione në kundërshtim me rregulloren për ndarjen e subvenciove, ka tejkaluar shumën e paraparë me rregullore për subvencione.

Këtë qeverisje e karakterizon papërgjegjshmëria ndaj qytetarëve dhe kërkesave të tyre, shpenzimi dhe keqpërdorimi i parasë publike. Gjatë kësaj periudhe kur në Kosovë janë për pushime bashkëatdhetarët tanë kemi mungesë të ujit të pijes me reduktime 12 orë pa ujë mbrenda 24 orëve, e në disa lagje edhe më gjatë, kemi mungesë të ndriqimit publik ku gjysma e qendrës së qytetit është e pandriquar e po ashtu në shumë lagje të qytetit dhe në fshatra ka mungesë të ndriqimit për shkak të mos mirëmbajtjes.

Lumi i qytetit edhe pse janë investuar rreth 400 mijë euro në mandatin e kaluar nuk mirëmbahet dhe ky investim përditë e më shumë po shkatërrohet.
Grupi i delegatëve të LDK-së në Kuvendin Komunal të Kamenicës.
 
Top