Moti

(2lonline)
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë matjen e sasisë së shiut të rënë dje nëpër territorin e Kosovës, dhe nëpërmjet një komunikate për media ka ofruar statistikat e matjeve në vende të ndryshme të Kosovës.

Sipas IHMK sasi më e madhe e shiut ka rënë në komunën e Kamenicës, ku janë identifikuar rreth 65 litra për metër katror. Pastaj pason territori i Mitrovicës me 54 litër për metër katror.

IHMK njofton se në Prishtinë ka ra shi me sasi prej 39 litra për metër katror, ndërkaq në Prizren 25 litra.

Sasi më e pakët e shiut ka rënë në Ferizaj dhe Pejë. Në Ferizaj 10 litra për metër katror, ndërkaq në Pejë 3 litra për metër katror.
 
Top