Rrjeti i marketeve “Viva Fresh Store” nga tash e tutje do të subvencionoj gjysmën e çmimit të bukës, qe do të thotë 50 % të çmimit aktual, duke ofruar bukën standarde në treg me lirë se kurrë me parë, për vetëm “15 cent”.
Kjo, sipas drejtuesve të këtyre marketeve vjen, pasi çmimet e larta të bukës kanë qenë në vazhdimësi shqetësuese për qytetarët e vendit tonë.
Viva Fresh Store këtë subvencionim po e bënë si shpërblim ndaj gjithë konsumatorëve të saj besnik.
Çmimet e bukës në vendin tonë janë sjellë prej 0.30 Euro deri në 0.45 Euro, dhe kjo vazhdimisht është kundërshtuar pasi konsiderohej si çmim absurd për standardet ekonomike në Kosovë.
Ndërsa, Viva Fresh Store tashmë ofron bukën standarde me çmim 15 cent në të gjitha pikat e shitjes të “Viva Fresh Store” në tërë Kosovën.