USHTRIA SERBE NË DHJETOR TË KËTIJ VITI PËRMES ÇAKORRIT DO TË BIE NË SHQIPËRI
Shkruan: Faton Krasniqi
Me rastin e njëqind vjetorit të tërheqjes përmes Shqipërisë të ushtrisë çetnike serbe (Lufta e Parë Botërore 1914-1918), katër ushtarë serbë kanë vendosur të shkojnë në Shqipëri përmes Pejës, Bjeshkëve të Rugovës, Bjeshkëve të Nemuna, për të kujtuar 100 vjetorin e atij marshimi të ushtrisë serbe. Ky udhëtim pritet të ndodhë në muajin dhjetor, udhëtimin do ta bëjnë në këmbë. Në këtë udhëtim do të marrin pjesë: kapiteni Nenad Mitroviç- nga Brigada e 204 e Aviacionit të Ushtrisë së Serbisë, Marko Nikoliq , Nemanja Neskoviç dhe Marko Markovic, ushtarakë-alpinistët profesionistë .
Logoja zyrtare e ekspeditës së ushtrisë serbe me mbishkrimin: „Албанска голгота 100 година касније".
Kjo ekspeditë e organizuar nga Shtabi i Përgjitshëm i Ushtrisë Serbe, dhe nga Ministria e Mbrojtjes së Serbisë është emëruar: " Golgota shqiptare 100 vjet më vonë, ", serbisht: „Албанска голгота 100 година касније".
Ekspedita " Golgota shqiptare 100 vjet më vonë ", është planifikuar me qëllim të kalimit nëpër malet shqiptare , ashtu si edhe ushtria serbe në Luftën e Parë Botërore . Katër ushtarë serbë do të veshin pajisje sportive personale , ushqim për disa ditët, leva, sëpata, bajoneta, enë ushqimesh, për një qëndrim të përkohshëm, duke fjetur disa netë në malet shqiptare, me vete do të kenë, armë të ftohta, fishekzjarre, busulla për orientim. Në njoftimin e Ministrisë Serbe të Mbrojtjes të datës: 10, gusht, 2015, kërkohet nga serbët e Kosovës dhe shqiptarët e ndershëm që këtyre katër ushtarëve serbë t`ju jipet ndihma e nevojshme në rast se ata e kërkojnë, apo në rast se kanë ndonjë rrezik. Shih: (10, avgust, 2015, Министарство одбране и Војска Србије).
Rrugëtimi fillon nga Patriarkana e Pejës, në 560 metra mbi nivelin e detit dhe përfundon në Durrës, në bregdetin e Adriatikut . Është vlerësuar se udhëtimi –ekspedita do të duhet të kalojnë më shumë e rreth 280 kilometra në këmbë , për 15 deri 20 ditë . (Ushtarët deri këtu do të vijnë nga Beogradi në Mitrovicën e Veriut, të përcjellur nga njësi dhe struktura ilegale serbe të Kosovës, duke vahzduar Mitrovicë e Veriut, Vushtri, Prishtinë, Fushë Kosovë-Pejë).
Kapiten Nenad Mitroviq , nga Brigada e 204 e Aviacionit , dhe Marko Nikoliq , Nemanja Neskoviç dhe Marko Markoviç , i cili është një alpinistë profesional , kanë vendosur që të bëjnë “homazh për këtë gjest të popullit serb” që një shekull më parë shkuan në të njëjtën mënyrë me shumë pasion. Kurse këta po bëjnë përpjekje për t`i rikujtuar humbjet e çertnikëve e kriminelë, që kryen krime në Kosovë e Shqipëri. Këta ushtarë siç po thotë Ministria e Serbisë po shkuakan për “pelegrinazh në Shqipëri”, këta do të paraqesin paraqesin një rrezik të veçantë në vete duke shkeluar sovranitetine Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.
Ushtarë Ushtarët serbë në Luftën e Parë Botërore në malet e Shqipërisë
Ushtarët serbë po thonë: shih:( 10, avgust, 2015, Министарство одбране и Војска Србије). Ideja është që të vazhdojnë në këmbë përmes Grykës së Rugovës , nëpër malet e Çakorit , dhe të shkojmë në portin e Durrësit. Njëjtë si në rrugëtimin e ushtrisë serbe 100 vjet më parë, nga Durrësi do të hipin në një anije të marinës franceze dhe pastaj do të shkojnë në Korfuz . Si paraardhësit tanë njëqind vjet më parë . Dhe kështu e ekspedita e ushtrisë serbe " Golgota shqiptare 100 vjet më vonë" do të përfundoj. Deklaroi: Komandani Nenad Mitroviç.
Këta katër ushtarë sebë janë mirëinformuar për luftën dhe rrugëtim e ushtrisë serbe nëpër Shqipëri, për faktet historike. Ata kanë biseduar me historianët, të cilët i kanë këshilluar në zgjedhjen e rrugëve, duke iu dhënë harta shumë të vjetra të territorit shqiptar.
Koha është e mjaftueshme për të përfunduar përgatitjen . Vetëm duhet rregulluar të gjitha problemet e mundshme administrative për hyrje në territorin e një vendi tjetër. Dhe nëse ndodhin probleme , kemi Planin B si gjithmonë. Ne kemi vullnet, dëshirë, motiv të fortë , për të arritur diçka që deri tani askush s`e ka bërë. E nëse na sulmojnë shqiptarët do t`i presim si në Luftën e Parë botërore, qeshet ushtaraku dhe komandant Nenad Mitroviç, gjatë intervistes së tij. Shih: Intervisten e komandantit Nenad Mitroviç (Министарство одбране и Војска Србије).
Kjo është bajoneta që këta ushtarë do të mbajnë me vete gjatë rrugëtimit të tyre nëpër Kosovë e Shqipëri, ashtu siç i bartnin edhe çetnikët, parardhësit e tyre në Luftën e Parë botërore 1914-1918, dhe që prenë me mijëra shqiptarë.
Sipas Marko Markoviç, udhëtimi është një pelegrinazh!!!! Çfarë pelegrinazhi shtrohet pyetja?! Motivi kryesor është që të ecim për nder të paraardhësve, dhe të bëjmë homazhet pranë varreve të tyre në Shqipëri. Homazhe... pranë cilave varre?! Këta ushtarë serbë dhe vet Ministria e Mbrojtjes e Serbisë kanë filluar një lojë të rrezikshme.
Tre nga pesë ushtarët serbë që do të vijnë në dhjetor nga Serbia në Kosovë, Pastaj nga Peja nisen për Durrës. (Këtë rrugë me sherr duhet t`ua ndërprejmë).
Komandanti- udhëheqësi i kësaj ekspedite Marko Markoviç tha: “Ne presim që të gjejmë gjurmët e tërheqjes dhe të kalimit të ushtrisë serbe në Luftën e Parë Botërore nëpër Shqipëri, duhet t`i gjejmë rrugët kryesore , monumentet , varret e historisë sonë të lavdishme për të cilën shumë pak kemi njohuri” .
Ky rrugëtim i rrezikshëm dhe provokues pritet të ndodhë në muajin dhjetor. Ne kemi filluar të provokohemi nga shteti i Serbisë në çdo aspekt! Kujdes Shqiptarë!
Titulli orogjinal: “У част српској војсци”, i publikuar në faqën zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë më: 10.08.2015. Tvkamenica