Nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi, ka paralajmeruar për mundesinë e mosmiratimit të buxhetit komunal të vitit 2016. Mosaprovimi i buxhetit mund ta dërgoj komunën në zgjedhje të parakohshme për Kuvendin Komunal. Ja postimi i plotë:
Të nderuar bashkëqytetarë të Kamenicës,
Të martën me 29 shtator 2015, Kuvendi Komunal i Kamenicës, ka në rend të ditës të shqyrtoj dhe të aprovoj Buxhetin Komunal për vitin 2016.
Kjo padyshim do të jetë sfida më e madhe e asambleistëve dhe udhëheqjes komunale në përgjithësi. Qarkoret Buxhetore të lëshuara nga Ministria e Financave dhe buxheti i propozuar nuk janë shpresëdhënës për komunën tonë. Kamenica në bazë të këtij propozimi vitin qe vjen do të ketë buxhet më të vogël se në vitin 2015 për 589.650 euro.
Shqetësimet tona ndërlidhen në pjesën kryesore me buxhetin për Investimet kapitale i cili për vitin 2016 është paraparë të jetë vetëm 351.000 euro.
Janë vetëm këto mjete nga buxheti komunal për projektet që priten të realizohen në vitin 2016, nëse llogarisim se në këtë shumë mund të hyjnë edhe projekte shërbimesh, siq janë mirëmbajtjet e rrugeve, hapsirave gjelbëruese dhe ndriqimit publik, atëherë vetëm gjysma e kësaj shume mund të mbetet në dispozicion për rrugët, kanalizimet, ujësjellësit, trotuaret dhe shumë e shumë nevoja të tjera të infrastrukturës në tërë komunën tonë.
Ne së bashku me grupin e asambleistëve të AKR-së, po e shqyrtojmë seriozisht këtë propozim-buxhet të vitit 2016 dhe po angazhohemi për të dhënë propozime për ndryshimin e tij.
Gjithashtu si subjekt politik i përfaqësuar në Kuvendin Komunal me pesë asambleistë, gjatë të hënës në mbrëmje ne do të vendosim se si do të sillemi karrshi këtij propozim buxheti në seancën e Kuvendit Komunal që zhvillohet të martën paradite.
Nuk mund të aprovojmë me vullnetin tonë një diskriminim të këtillë as nga Qeveria e Kosovës dhe as nga dikush tjetër, komuna afërsisht të njëjta me Kamenicën kanë fonde për investime kapitale në vlera shumë më të mëdha, Vitia i ka rreth 1 milion e 600 mijë euro , Klina 1 milion e 900 mijë euro dhe kështu me radhë.
Të nderuar qytetarë, presim edhe mendimin Tuaj për situatën në të cilën mund të na sjellë buxheti i vitit 2016.
Fatmir Matoshi