Moti

Kryetari i Komunës Begzad Sinani dhe Drejtori për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Shtëpinë e Kulturës” Isa Kastrati” në mënyrë  solemne shpërndanë  makinat mjelëse për tetëdhjetë (80) fermer të komunës së Kamenicës

Komuna e  Kamenicës ka realizuar ketë projekt   për furnizimin e fermerëve me makina mjelëse  për lopët qumështore. Fermerët kanë  participar me mjetet e tyre në vlerë prej  25% , gjithashtu ky projekt është përkrahur nga organizata zvicërane në Kosovë Helvetas projekti "S4RE" përmes trajnimeve për përdorimin e këtyre makinave mjelëse.

Drejtori i DBPZH - së Islam Isufi ,para të pranishmëve tha: Dobia  e  realizimit  të këtij  projekti qëndron në atë  se  fermerëve  iu mundëson  lehtësim  të  punëve gjatë mjeljes  së lopëve qumështore, higjiena e  lartë  e qumështit  dhe prodhimeve tjera , ruajtja  e shëndetit  publik dhe shëndetit të kafshëve etj.

Kryetari Sinani ndër tjera tha  "Unë kam vizituar të gjithë fermerët  që janë në  komunë tonë, po ashtu jam njoftuar për së afërmi  me problemet e juaja, ne kemi bërë  diçka brenda mundësive tona buxhetore, do të vazhdojmë me mbështetje për fermerët dhe ju përgëzoj për vullnetin tuaj  që merreni me  këtë veprimtari, me të cilën ia siguroni ekzistencën familjeve tuaja“ 

 
Top