Moti

Gjatë mbledhjes XII, të rregullte mbajtur më 21.12.2015 të Kuvendit të Komunës së Kamenicës  anëtari i Kuvendit të Komunës nga Lëvizja VETËVENDOSJE Arsim Thaçi, në piken: Pyetje ekzekutivit të komunës (Kryetarit), ngriti katër çështje për t’u zgjidhur nga ekzekutivi i komunës:

1.Pse në komunën tonë ende nuk është bërë vendosja e tabelave me emrat e rrugëve, shesheve dhe lagjeve të qytetit dhe fshatrave, kur dihet që para një viti është hyrë në fuqi vendimi i Kuvendit?

2.Qytetarët nga lagjja “Qendra” e qytetit në Dardanë kërkojnë ndërtimin e një objekti(salle)për shfrytëzim të përbashkët për raste të ndryshme(mbledhje, takime, raste mortore, raste gëzimi dhe aktivitete të ndryshme) .Kur do ta finalizojë komuna këtë kërkesë të qytetarëve?

3.A keni mjete në dispozicion për t’iu ndihmuar në pako ushqimore familjeve që i kanë kushtet më të rënda sociale?

4.A e keni zgjidhur problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për shkollat dhe ambulant që janë pa ujë?

 
Top