Kryetari i degës së AKR-së në Kamenicë, Fatmir Matoshi, i cili ditë më parë deklaroi se vetëm zgjedhjet janë zgjidhje për situatën aktuale në Kosovë, në një prononcim për portalin "rajonipress" thotë se AKR është në fazën e përgatitjes për këto zgjedhje. Ai ka vlerësuar se AKR do të jetë alternativa më e duhur për qytetarët në rast të zgjedhjeve të parakohshme.
“Unë mund të flas me kompetencë se dega e Kamenicës ka një organizim shumë serioz dhe se padyshim se është faktori më i rëndësishëm politik në komunë. Kjo është arritur falë punës së palodhshme dhe besnike të strukturave të AKR-së dhe performancës në pushtetin lokal. Asnjëherë nga ne nuk janë neglizhuar angazhimet zyrtare në komunë si pasojë e situatave të krijuara politike. Ekipi ynë ka treguar një performacë dhe seriozitet në punë, AKR ka dëshmuar se pozitat udhëheqëse nuk janë privilegj, por janë përgjegjësi ndaj qytetarit. Ne kemi pasur edhe ndryshime në përbërjen e drejtorëve dhe kjo reformë ende nuk ka përfunduar, gjithnjë do të jemi në kërkim të njerëzve dhe ideve të reja, gjatë vitit 2016 do të kemi prapë disa ndryshime në përbërjen e ekzekutivit”.
Matoshi ka thënë se AKR-së po i rritet rejtingu edhe në nivel të Kosovës. “Presidenti Pacolli po udhëheq me reformat në parti, dhe ai e ka besimin e plotë të gjithë strukturave për një veprim të këtillë. Është e dëshmuar se mbetja e AKR-së jashtë kuvendit të Kosovës, ka qenë e dëmshme për vet Kosovën, dhe tani ne ndodhemi në një situatë të cilën nuk e do askush, por që ishte e ditur se do të ndodhte dhe kjo si pasojë e mashtrimeve elektorale që ndodhën në qershor 2014.” ka thënë nënkryetari i Kamenicës Fatmir Matoshi.(rajonipress)