Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka thënë se simpatizantët e PDK-së do t’i presin me kafe, nëse vinë nesër te sheshi.
“Nëse ata vinë, përkundër Thaçit, ne do t’i prisnim me kafe”, ka thënë Dërguti, duke aluduar në deklaratën e zëvendëskryeministrit Thaçi pas protestës se si do t’i prisnin opozitën në Qeveri, transmeton Koha.net.
Ajo ka thënë se ata e kanë të rezervuar sheshin deri më 7 mars dhe u vije mirë që kanë marrë vendim që mos të vinë në shesh.