Sic raporton KTV në komunën prej nga vjen kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi – Skenderaj kanë nisur përgatitjet për festë.
Gjatë ditës janë dhënë disa njoftime për organizimin e ardhjes në Prishtinë, të premten, kur pritet votimi për Thaçin president.
Këshilltari i Kuvendit Komunal në Skenderaj, Albert Rexhepi ka postuar në Facebook njoftimin për nisjen e autobusëve falas nga Qirezi.
“Te premten me dt 26.02.2016 do të zgjedhet presidenti i ri i Kosovës z. Hashim Thaqi. Me këtë rast organizohet festë në Prishtinë. Për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë do të ketë autobus falas, i cili niset nga Çirezi prej orës 09:00.”, ka shkruar ai.
KTV-ja merr vesh se edhe fshatrat e tjera dhe qyteti i Skenderajt do të kenë organizime të njëjta për ardhjen në Prishtinë. Sheshet kryesore përballë qeverisë dhe kuvendit janë të zëna nga protestuesit e opozitës.