Familja Marjanoviq nga rrethi Uba merren me blegtori, i kanë nëntë lopë, por nuk janë të kënaqur me atë që ofron shteti serb dhe thonë se punojnë vetëm për mbijetesë. Megjithatë, gëzim për ta është nusja nga Shqipëria.
Djali i madh i familjes Marjanoviq, për shkak të mungesës së vajzave serbe që nuk dëshirojnë të jetojnë në fshat, e ka marrë nuse vajzën nga Tirana, transmeton Republika.info.
Prindërit e tij janë shprehur fort të kënaqur me renë shqiptare. “Jemi shumë të kënaqur me të. Na respekton, punon të gjitha punët dhe të gjithë jemi të lumtur me të. Edhe të rinjtë tjerë serbë duhet të martohen me shqiptare, pasi që vajzat tona nuk e donë fshatin”, thonë vjehrrit e nuses shqiptare.
Ky nuk është rasti i vetëm që vajzat nga Shqipëria martohen në Serbi. Ka edhe raste tjera kur shqiptaret nuk kanë “lejuar” shuarjen e familjeve serbe.