Moti



Partia Demokratike e Kosovës, nëndega në Koretin përmes një zyrtari të lartë të kesaj nëndege ka dërguar në redaksinë tone një Komunikatë për medie ku e "sugjerojnë" Kryetarin e Komunës së Kamenicës Begzad Sinanin që të...





Lexojeni Komunikatën origjinale (të pa edituar dhe korrektuar)
________________________________________________________________________________ 

                                           KOMUNIKATË PËR MEDIA

Begzad Sinani mos e shndërro komunën në cirk

Partia Demokratike e Kosovës, nëndega në Koretin ,si nëndega më e madhe e Pdk-së në Dardanë, me shqetësim po ndjek veprimet e vazhdueshme të zotri Begzad Sinanit , i cili në vend që të merret me zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Dardanës  për të cilin është i obliguar, gjithnjë e më shumë po i ngjan personazheve tragjikomike.

Pas shumë e shumë ankesave nga qytetaret e fshatit Koretin ,ankesa të cilat kanë të bëjnë me mosrealizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës elektorale  nga z.Begzad Sinani,ne jemi të detyruar të shprehim pakënaqësinë ndaj kryetarit të Komunës.
Kryetar na pate thënë se :
-Pasi ta fitoj pushtetin vetëm tri ditë pas do ta rregulloj –funksionalizojë Ujësjellësin  në fshatin Koretin;
-Si të dalim në Pranverë do ta hapi një  rrugë për  ti punuar arat ,që kanë mbetur pa u punuar nga bujqit;
-Puna më e vogël është asfaltimi i rrugës së fshatit tek lumi ,që lidh urën e madhe me shkollën;
-Në krye të javës pas fitores  sime do ta asfaltoj rrugën te lagjia e Bugaqëve;
-48 orë pas fitores  sime do t’ju punësoj juve (është fjala për një numër kogja të madh,ke thënë në shumë lagje gjatë tubimeve që ke pas);
-Derën te zyra e Kryetarit do ta hapeni sa here që ju doni (tash po i përzini dhe po i bërtitni);
-Veturën –Xhipin e zi nuk do ta zën java e parë dhe do ta hjeki se si duhet kryetarit një veturë e tillë;
-Unë nuk do të kem  nevojë  për  truproje (ndoshta truproje jo por këshilltar/e  ke ma shumë se Berlluskoni);

-Ju nëndega e Koretinit vetëm ma rrumbullaksoni numrin e votave  prej  650 edhe  çka të kërkoni prej kryetarit keni me pas;
Këto ishin  vetëm  disa nga premtimet që i keni dhënë elektoratit të  fshatit Koretin,për të cilat premtime edhe ne të besonim por fatkeqësishtë gabuam.

Elektoratit të besueshëm të  Pdk-së  në Koretin i falenderojm shumë për kontributin e dhënë në çdo moment dhe do ti jemi gjithmonë mirënjohës.

I përkujtojmë z.Sinanit, se institucionet komunale duhet të jetë serioze dhe kanë përgjegjësi  e detyrë për t’iu përgjigjur kërkesave të qytetarëve për shërbime më cilësore dhe investime që i përmirësojnë jetën e tyre dhe nuk mund ti lejohet askujt që ato ti shndërroj për të shfaqur spektakle cirku, në përpjekje për të shpërfaq “shkëlqimin” apo “madhështinë” e kryetarit.

Qytetarët e Dardanës, nuk mund të lejojnë që kryetari i tyre ti turpëroj me ngjarje prej ’’hajgaregjiu’’dhe improvizime siç ishte rasti me vrasjen e derrit të egër.

PDK  nëndega  e Koretinit , i kërkon z. Sinanit  që të ndal këto lloj të veprimeve, sepse lavdia, dhe as mandati i dytë nuk fitohen as me presione ndaj shërbyesve civil (e sidomos presionet e shtuara ndaj shërbyesve civil që janë përkrahës të Pdk-së), as me injorime ndaj qytetarëve , por me punë të ndershme dhe me vizion për zhvillim të qëndrueshëm dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. 

Të tilla veprime, vetëm sa do ta turpërojnë atë  personalisht, por edhe komunën tonë si tërësi dhe nuk mund të fshehin paaftësinë dhe dështimin në qeverisje  të këtij kryetari. 
Ne i besojmë degës së Pdk-së në Dardanë  se ka potencial njerëzor respektivisht  vullnet që në  të ardhmen të përmisohen këto gabime.

Me  respekt  -Nëndega Pdk-së  në Koretin

 
Top