Programi më i shikuar i Radio Televizionit Zviceran “Rundschau” në edicionin e sontëm ka sjellur një kronikë të gjatë për situatën politke në Kosovë.
Me këtë rast, thuhet kosovarët me pasaporta dhe të kaluar zvicerane po i prijnë kësaj lëvizjeje. Në raport mes tjerash thuhet: “Poshtë Qeveria! Protestat në Kosovë nuk kanë të ndalur.
Në Ditën e Pavarësisë një javë më parë, dhjetëra mijëra kosovarë kanë demonstruar. Në mesin e tyre ishte edhe një numër shqiptarësh nga Zvicra. “Secondos” kosovarë me Pasaportsa zvicerane, trajnim të mirë dhe shpirt revolucionar – siç është ekonomistja Njomza Gutaj nga kantoni i Zuerichut e cila thotë: “Korrupsioni i Qeverisë dhe sëmundjet sociale nuk janë më të arsyeshme. Jam këtu sepse dua të mbështes familjen. Kështu në Kosova nuk ka një jetë të mirë “.
Njomza Gutaj është anëtare në bordin e Vetëvendosje! në Zvicër. Lëvizja e madhe e opozitës në Kosovë ka një degë zvicerane bën të ditur elevizioni zviceran, transmeton Gazeta Blic.
Vetëvendosje! është quajtur kjo organizatë – e cila është e diskutueshme: Themeluesi i saj Albin Kurti kërkon të drejtën e Kosovës për të votuar për bashkimin me Shqipërinë. Bashkësia ndërkombëtare po i frikësohet Shqipërisë së Madhe.
Sipas radiotelevizonit zviceran, nga frika e themelimit të asociacionit të Komunave serbe opozitarët kanë hedhur gaz lotsjellës në Kuvend dhe po e pengojnë punën e parlamentit edhe përmes demonstratave.
Duke e cituar deputetin e kësaj Partie, Faton Topallin i cili pokështu ka një të kaluar dhe tashme zvicerane RTV zviceran thekson që kjo parti ka lidhje të mira edhe me SP-në zvicerane.
Raportin e plotë të TV Zviceran mund ta shini KËTU