Moti

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i ka dhënë ultimatum Qeverisë së Kosovës që të dorëhiqet deri më 27 shkurt.
Ai gjatë fjalimit të tij ka thënë se nuk do të ketë jetë normale institucionale nëse deri më 27 shkurt nuk dorhiqet kjo Qeveri.
“Kjo qeveri duhet të dorëhiqet deri më 27 shkurt. Nëse nuk tërhiqet kjo Qeveri para 27 shkurtit, nuk mund të ketë normalitet institucional dhe nuk mund të ketë zgjedhje presidentësh, kur populli institston që kjo Qeveri të mos largohet nga pushteti”, ka thënë Ymeri./Indeksonline/
 
Top