Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se opozita e ka humbur kauzën për të cilën e ka filluar këtë opozitë. Ai ka thënë se kanë qëndruar në Qeveri bashkë me kryeministrin Mustafa. Ai ka thënë se i kanë 500 mijë vota bashkë me partnerin koalicionit, LDK-në.
Ai ka thënë se e ka një lajm të mirë për opozitën, se zgjedhjet do të mbahen më 10 qershor më 2018.
Ky është fjalimi i Thaçit në konferencën për media:
Fuqizimin e shtetin tonë, me BE dhe NATO-në, Jemi në rrugë të mirë që javën e ardhshme ta fitojmë edhe rekomandimin për liberalizimin e vizave.
Kosova ka kaluar sfida edhe jo të lehta, tash e 16 vite. Shteti ynë është prej më të rive në botë, por një storje e suksesit në botë. Sfidat që i ka Kosova i kanë edhe shtete e tjera në botë.
Institucionet janë stabile dhe në të njëjtën kohë sot ishte një kënaqësi të shohim një manifestin dinjitoz duke nderuar dhe respektuar edhe presidentin historik Ibrahim Rugova dhe familjen Jashari.
Ne të gjithë kemi qenë opozitë, dikush ma gjatë e dikush ma shkurt, por gjithmonë kemi punuar për të mirën e vendit.
Po ndodh tash e kundërta me një logjik jo të mirë.
E para filloj më një nënshkrim kinse prej 200 mijë nënshkrimeve. Edhe një herë iu them se duhet t’i faktojnë ato 200 mijë nënshkrime të falsifikuara.
Në anën tjetër ishim dëshmitar se prej eprorëve opozitar nuk u dëgjua çështja e demarkacionit dhe asociacionit, vetëm si klithmë. E dini pse, se ky nuk është problem real, është vetëm një improvizim i një situate kisne politike me provoku ndenja.
Tha edhe kryeministri se ne mund të flasim edhe për reforma, por lajm të mirë kemi për opozitë. E kemi caktuar datën e zgjedhjeve. Më 10 qershor 2018. Vetëm si partner kualiconi kemi 500 mijë vota.
Natyrisht ne nuk do t’i ftojmë për ta mbrojtur Republikën. Fytyrat e mavijosura dhe dëshpëruese të krerëve opozitar, qw disa nga ta as nuk folën, sepse as 10 për qind e elektoratit të tyre nuk iu ka dal.
Kishin dërguar fjalë se na pritni sot në Qeveri. Ne i prisnim sot në Qeveri, 20 metra lartësi nga ta. Mirëpo ata nuk erdhën sepse kishim një përgjigje për ta, por u larguan si qyqar.