Moti


I dyshuari Serb Shtetas i Kosovës në  Berivojcë  duke drejtuar veturën “Zastava Yugo” ngjyrë e kaltër me targa 06, në gjendje të dehur, humb kontrollin mbi veturën e tij, duke dalur nga rruga duke u futur në një pronë private, ku si pasojë shkakton dëm me vlerë të konsiderueshme.

I njëjti dyshohet se edhe i ka falsifikuar tabelat e veturës duke përdorur tabela tjera.
I dyshimti është arrestuar fillimisht nga policia e Kosovës dhe pasi është sjellur në stacionin Policor në Kamenicë i është nënshtruar alkool testit ku ka rezultuar se ishte nën ndikim të alkoolit me 2.66, promila.

Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili urdhëron që rasti të cilësohet “Ngasje në gjendje të pa aftë apo të dehur” , po ashtu edhe “falsifikimi i tabelave”.

Rasti procedohet në Gjykatës 
 
Top