Në fshatin Shkabaj të komunës së Obiliq, Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh, bën me dije se dje rreth orës 19:00, ka ndodhur një sulm ndaj personit zyrtar.
I dyshuari, i cili është arrestuar, ka sulmuar dy policë trafiku të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spital.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë dhe ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët e PK-së. Viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport, transmeton Koha.net.
Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.
KOHA.net