Moti


Nën udhëheqjen e kryetarit të Komunës Begzad Sinani është mbajtur mbledhja e radhës e këshillit të drejtorëve, ku me theks të veçantë u diskutua raporti i auditorit të jashtëm për vitin 2015.
Raporti për Komunën e Kamenicës i përmban 16 rekomandime të cilat nuk kanë të bëjnë me shkelje serioze por shumica janë të natyrës teknike.

Sinani tha "Se rekomandimet janë marrë në mënyrë serioze ndërsa plani i veprimit i miratuar nga këshilli i drejtorëve do të zbatohet në afatin ligjor, nga ana e drejtorive komunale.

 Për zbatimin e rekomandimeve do të përkujdesen: zyrtari kryesor financiar, Naser Hashani, Ismet Ahmeti e Luan Baxhuku auditor të brendshëm".

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë Islam Isufi, foli për fushatën e korrje shirjeve që ka filluar në komunën tonë,poashtu raportuan edhe drejtoritë tjera lidhur me aktivitetet e tyre.
 
Top