Nuk dua të vdes,
pa dashuruar njëherë,
pa më djegur zjarri i dashurisë,
vdekjen nuk e dua.
Nuk dua të iki...
në kohën pa kthim,
pa e ditur se kush është fati im.
...vdekjen nuk e dua.
Dua të ndjej dhimbje,
dhimbje dashurie,
se diku amshimi,
është duke më pritur.
Prandaj...
unë po nisem,
se i mësova shtigjet e fluturimit,
dashuria ime e parë dhe e fundit.
Dua t' më mbetesh,
plagë e pashëruar,
dua t' gropoj,
në lashtësinë tënde.
Jeta më merr frymë,
vdekjen kam ngulfatur,
varri im i hapur,
mos ma lëndo dhimbjen.
Nuk dua të vdes,
pa t' pushuar në gjoks,
pa e ditur emrin tënd,
fati im...
Nuk dua t`i mbylli sytë,
se gjurmët më mbesin,
s'kam zë për t' shqiptuar mallkimin,
ditën që përjetësisht heshti.
I dua kujtimet,
më mëso, si ti dua ato,
se t' kam ëndërruar,
që kur kam thith gjirin e nënës.
Të lutem,
merre sonte në gji mallin tim,
bëje hi...
dhe mua pas tij.
Dashuria ime e parë dhe e fundit.
Autor:
Fitim Kosumi
