Moti

Forumi Rinor I AKR-së ka zgjedhur strukturat e reja të degës në një kuvend ku morën pjesë 220 delegatë si dhe përfaqësuesit e Degës së AKR-së në Kamenicë. Kryetari I AKR-së Fatmir Matoshi në fjalën përshëndetëse ka falënderuar të rinjët e Kamenicës  të cilët gjithmonë kanë qenë forca kryesore e partisë.

“Që nga fillimi i vitit 2013 kam punuar me të rinjët në masën më të madhe dhe ata janë pjesë e ekipit tim edhe në komunë edhe në parti, së bashku me ju po ndërtojmë ekipin e ri qeverisës të Kamenicës nga viti që vjen. AKR po dëshmohet përditë si forca më e madhe dhe më e përgjegjshme politike për ta qeverisur Kamenicën.

Sot dega e Kamenicës e ka mbështetjen e plotë dhe të parezervë të Presidentit Behgjet Pacolli, të vetmit lider politik në Kosovë që nuk I merr këtij populli por I jep në vazhdimësi gjithqka nga vetja e tij.

Jemi krenarë për punët që kemi bërë deri tash, por jemi të vetdijshmë se kjo nuk mjafton, andaj e duam besimin qytetarë që ne vet të jemi bartës të pushtetit komunal, nuk duam të sundojmë, kërkojmë besim për të qeverisur më mirë këtë komunë” ka thënë Kryetari i AKR-së Fatmir Matoshi.

Kuvendi ka zgjedhur për kryetar të ri juristin e diplomuar Shqiprim Spahiun. Kryetari I I ri është zotuar para delegatëve se besimin e marrë do ta kthej me punë.”

Ju falënderoj për besimin që patët për mua, dhe ju premtoj se do të punoj ngushtë me secilin prej Jush, që Kamenicës t`ia kthejmë dinjitetin duke e marrë besimin qytetar për ta qeverisur atë nga vjeshta e vitit që vjen” ka thënë kryetari Shqiprim Spahiu. Kuvendi ka zgjedhur edhe katër nënkryetarët : Florim Demolli, Anduena Rexhepaj, Visar Morina dhe Jetullah Rrudhani si dhe sekretarë janë zgjedhur Erëza Matoshi, Hasime Hoti dhe Vlora Rrudhani. Kuvendi poashtu ka zgjedhur edhe kryesinë prej 15 antarësh.

 
Top