Moti

                                                      Shkruan Ganimet Klaiqi  

Ky Mehmet Kraja, për të cilin kam shumë respekt, për shkak të mendimit kritik, me këtë shkrim e paska gjymtuar mendimin. Paska dalë në pazar me arushë.

Duke u munduar ta kritikojë ekstremizmin fetar të myslimanëve, Kosovën e paska personifikuar me islamizmin ekstrem. Kjo puna e Ramazanit, tek 95 për qind e popullatës shqiptare me përkatësi fetare islame, më shumë është traditë e disipline e brendshme, se ndonjë dogmë fetare, siç pretendon ta cilësojë Kraja (këtë e pranon edhe vetë, kur myslimanët e tij të FB-së ia mësyjnë detit). 

Por, me gjasë e paska marrë malli ta provokojë publikun, për ta lexuar. Unë kam agjëruar, por në asnjë mënyrë heroin kombëtar - Skënderbeun s'ia jep Krajës. As heroin e poemës shqiptare, Gjergj Fishtën, nuk ia jep. As Pjetër Budin e Pjetër Bogdanin. As Nënën Terezë e Anton Çetën. 

Pra, nuk di se sa mund të jetë ky Kraja patriot më i madh se unë, pasi që unë e kam agjëruar Ramazanin. Nëse për asgjë tjetër, për të respektuar 4 apo 5 gjenerata të trungut tim.(rajonipress)
 
Top