Moti

Në momentin kur televizioni e kishte dhënë lajmin e zgjedhjes së Thaçit president, komandanti Popoviq u kishte kërkuar të pranishmëve që ta qerasin me një pije për zgjedhjen e Thaçit. Por duke e parë që askush nuk e kishte ndërmend të qeraste, ai vendosi që t’i qeras të gjithë të pranishmit në kafiteri.

“ Kur Thaçi i mori votat dhe u bë president, komandanti Nebojsha i tha kamarierit, për të gjithë mysafirët nga një pije” tregon Tafa për Telenews.al.
Sipas Tafës komandanti u pagoi pije rreth 16-20 personave në këtë kafiteri të Doberqanit.

“Thaçi është edhe president i imi, kishte thënë komandanti Popoviq” tregon Tafa për Telenews.al.
Ndryshe Nebojsha Popoviq më heret ka qenë komandant i Policisë në komunën e Graqanicës, ku më vonë ishte caktuar si komandant në komunën e Ranillugut. Popoviq njihet edhe si njeri human, ai është dhurues i shumëfishtë vullnetar i gjakut.

 
Top