Moti

Një migrant nga Eritrea është kapur nga autoritetet zvicerane pasi ishte kuptuar se ishte fshehur në një valixhe.

Zviceranët arritën të kapin eritreasin pas raportimeve nga pasagjerët e trenit që kishin dëgjuar zhurma të çuditshme që vinin nga valixhja.

Migranti ishte nisur nga Milano në valixhen e mikut të tij, por pas 45 minutave sapo treni ka kaluar kufirin Itali-Zvicër nga valixhja kishin nisur të dëgjoheshin zhurma të çuditshme.

Pasagjerët e shokuar kishin alarmuar menjëherë autoritetet që më pas e kishin ndjekur trenin dhe e ndalën migrantit.

05 Korrik 2016
 
Top