Moti

Sot komuna e Kamenicës është bërë komuna e parë në Kosovë e cila ka miratuar në kuvend "Strategjinë për Gratë Ndërmarrëse në Komunen e Kamenicës për periudhën 2017-2022".
Ky është një hap i madh drejt realizimit të obligimeve ligjore që ka komuna e Kamenicës kundrejt grave në përgjithësi e atyre të cilat janë ndërmarrëse në veçanti.

Përmes projektit “Të Ndryshojmë Kosovën duke Fuqizuar Gruan”, qëllimi kryesor është: Fuqizimi socio-ekonomik i grave në tri komuna: Kamenicë, Drenas, dhe Rahovec.

Njëra ndër objektivat kryesore të këtij Projekti ka qenë edhe Krijmi i strategjisë komunale (për secilën komunë) për forcimin e pozitës së gruas në qeverisje dhe biznes dhe monitorimi i zbatimit të kësaj strategjie në praktikë;

Me këtë projekt, KCBS dhe Komuna e Kamenicës  përveç krijimit të strategjisë, kanë bërë edhe vetëdijësimin e grave në biznes për rëndësinë dhe kontributin e tyre në zhvillimin e biznesit dhe komunitetit; kanë krijuar rrjetin joformal avokues të grave në biznes për të avokuar për çështjet me të cilat ballafaqohen gratë në biznes dhe do të monitorojnë zbatimin e kësaj strategjie në praktikë.

KCBS dhe Komuna e Kamenicës zotohen se në të ardhmën, përveq monitorimit të zbatimit të kësaj strategjie, do të bëjnë përpjekje maksimale që të kontribuojnë në zbatimin e saj përmes fondeve të ndryshme nga donatorët si dhe nga vetë komuna.

Komuna e Kamenicës falënderon KCBS-në për bashkëpunimin dhe mbështetjën e dhënë gjatë tërë procesit.

Qendra e Kosovës për Mbeshtetje të Bizneseve ose e njohur si Kosovo Center for Business Support (KCBS) është Organizatë Joqeveritare e cila është duke implementuar projektin “Të Ndryshojmë Kosovën duke Fuqizuar Gruan”, projekt ky i financuar nga USAID përmes Advocacy Training and Resource Center (ATRC), e cila është duke implementuar projektitn “PROGRAMI ANGAZHIMI PËR BARAZI (E4E)”.

 
Top