Moti

Ky është reagimi i plotë dhe i pa edituar

​Duke u bazuar në rrjedhat e mbledhjes së Kuvendit Komunal në Kamenicë, mbajtur më 31.10. 2016 në pikën: 4. Njoftim lidhur me Vitin e Ri Shkollor 2016/17  reagojmë për shkak të paraqitjeve të dy anëtarëve të kuvendit komunal: Florim Kryeziut dhe Isuf Beqirit.

1. Së pari konsiderojmë se njoftimi për fillimin e viti të ri shkollor, nuk përkon me kohën sepse, kjo pikë është dashur të realizohej në muajin shtator;

2. Duke pasur parasysh faktin që arsimi është specifik, duhen edhe informatat e raportet të jenë në përputhje me zhvillimin e procesit mësimor në arsimin parauniversitar e jo sipas tekave të kujtdo qoftë;

3. Duke mos pasur synim mbylljen e gojës së asnjë përfaqësuesi, pa marrë parasysh fjalëve që janë thënë në kuvend, ne nuk kemi raguar asnjë herë, sepse jemi nisur në maksimen, se kritikat ndikojnë në përmirësimin e punës sonë në këtë institucion;

4. Kësaj radhe reagojmë për shkaqe parimore, sepse për arsimin nuk mund të flasin njerëzit pa asnjë kompetencë profesionale; prandaj:
Hedhim poshtë si të pabaza akuzat e këtyre dy delegatëve, sepse pranimi mësimdhënësve është bërë me konkurs e jo pa konkurs; nuk kemi asnjë rast të largimit nga procesi mësimor të asnjë mësimdhënësi e lëre më të ndonjë të kualifikuari me graden master;

Drejtorët e emëruar u janë nënshtruar procedurave të rregullta ligjore, intervistave në zyrat e DKA-së, me pjesëmarrjen e përfaqësuesit nga MASHT-i e jo në kafene;
Është e pasaktë se Shkolla e Mesme e Lartë Mikse në Rogaçicë po shkatërrohet, është një kualifikim shumë i pa bazë;
Probleme të natyrës teknike ka pasur, ka dhe do të ketë në vazhdimësi, por konsiderojmë se qasja kritike pa ngarkesa të energjive negative do të na ndihmojë gjithmonë.
Gjithashtu DKA me stafin e sajë punët dhe detyrat e përditshme të punës i realizon sipas standarteve të kërkuara dhe në harmoni me legjislacionin arsimor në fuqi dhe me një bashkpunim shumë të mirë dhe efikas në relacionin kryetar i komunës- ekzekutivi dhe MASHT-i.

 
Top