Autoritetet serbe kanë liruar Drejtorin e arrestuar të Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, raporton KTV.
Lajmin për KTV-në e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës.
Thaçi shumë shpejt pritët t’u dorëzohet autoriteteve kosovare pranë zyrës ndërlidhëse në Beograd.
Drejtori rajonal i Policisë së Mitrovicës Jugu, Nehat Thaçi, është arrestuar nga forcat e rendit në Serbi më 29 shtator, dhe të njejtit i ishte caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
(Koha.net)