Moti

Greqia ia tregon “muskujt” Shqipërisë, nëpërmjet kryediplomatit të vet, Nikos Kotzias.

Diplomacia greke ka paralajmëruar Shqipërinë të tregohet më e kujdesshme lidhur me çështjen çame, pasi, sipas ministrit të Jashtëm, Nikos Kotzias, Greqia është shumë herë më e fortë se Shqipëria, duke përmendur këtu dhe sistemet e mbrojtjes apo ato të sigurisë, shkruan sot Koha Ditore.

Kotzias tërhoqi vëmendjen se e kishte gabim kush mendoi se mund të bëjë lojëra në kurriz të Greqisë për shkak të krizës së vitit 2008.

Megjithatë, kryediplomati grek kërkon bashkëpunim me autoritetet shqiptare për krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët.

“Greqia ia kalon Shqipërisë në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e GDP-së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata (shqiptarët) janë të varur sa i përket ekonomisë, remitancave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare.

Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën evropiane”, ka thënë Kotzias. (KOHA DITORE)

 
Top