Kryetari i komunës Begzad Sinani me bashkëpuntorë ka vizituar fillimin e punimeve të projektit trajtimi i ujrave të zeza në fshatin Roganë.
Sinani tha se realizimi i këtijh projekti ka qenë i domosdoshëm sepse gjatë reshjeve të shiut uji ka qenë një pengesë për shumë familje gjë që ka vështirsuar edhe lëvizjen e automjeteve në rrugën kryesore në fshat përveç trajtimit të ujërave të zeza ne po e rregullojmë edhe qarkullimin e ujit atmosferik, realizimi i këtij ka qenë edhe njëri ndër prioritetet e qeverisjes komunale për Roganën, ne do të vazhdojmë me projekte të tjera.
Isa Kryeziu kryetar i këshillit të fshatit Roganë dhe Adil Rrudhani, kanë shprehur falënderim për realizimin e këtij projekti, ne si lokalitet jemi të kënaqur me realizimet dhe premtimet e dhëna dhe në emër të qytetarëve të Roganës ju falenderojmë për punët e kryera dhe punët që po i bëni për fshatin tonë.
Njofton Komuna e Kamenicës