Në fshatin stralicë të Kamenicës pronari kishte mbjellur rreth 3200 copa fidane të llojeve të ndryshme ndërsa ato ishin dëmtuar nga delet të cilat ishin futur në mënyrë të pa kontrolluar.
Policia e Kosovës ka pranuar një informatë nga ankuesi, drejtor pranë Agjensionit Pyjor në Gjilan, ku informon se pasi ishte fituar tenderi për pyllëzimin me lloje të ndryshme të drunjtëve në fshatin Stralicë ku të njëjtit i kishin mbjellur disa lloje të drunjtëve në një pjesë prej 1.3. hektar sipërfaqe ku kishin mbjellur 3200 copë fidane të llojeve të ndryshme, ato janë dëmtuar nga delet
Në vendin e ngjarjes nga njësitet patrulluese të policisë së Kosovës është vërtetuar se fidanët ishin dëmtuar nga disa dele që ishin lënë në ato hapësira në mënyrë të pa kontrolluar.
Lidhur me rastin është kontaktuar prokurori i cili urdhëron që të hapet rast lidhur me dëmin e shkaktuar