Takimi u hap nga konsulentja e angazhuar nga NOPM, e cila i njoftoi qytetarët për qëllimin e projektit si dhe bashkëpunimin me Drejtorinë e Administratës së Përgjithshme, konkretisht me drejtorin dhe komisionin punues për ndryshimin dhe hartimin e kësaj rregullore, pastaj fjalën e mori kryesuesi i grupit punues përkatësisht për ta shpjeguar dhe elaboruar me gjerësisht rregulloren.
Gjatë këtij takimi u prezantua para qytetarëve aneksi apo shtojca e rregullores bazë, e cila është punuar dhe ndryshuar në grupin punues dhe komisionin statutar të komunës. Gjithashtu, të pranishmit ishin të inkurajuar që të japin propozime apo rekomandime të cilat më tej do të inkorporohen në versionin final të rregullores e cila do të miratohet ne fund të muajit në seancën e radhës të kuvendit komunal.
Qëllimi i këtij debati publik ishte përfshirja e qytetarëve veçanërisht grupeve të interesit në plotësimin dhe ndryshimin e kësaj rregullore në bazë të sugjerimeve të tyre të cilat mund të përfshihen në rregullore në bazë të legjislacionit në fuqi.
OJQ NOPM përmes konsulentit ka lehtësuar këtë takim publik me qytetare dhe së bashku me grupin punës qe ka qenë pjesë e panelit gjatë diskutimeve publike.
Të pranishmit patën mundësinë të ofrojnë sugjerimet, propozimet dhe komentet e tyre lidhur me rregulloren si dhe të diskutojnë çështje të ndryshme të rregullores të cilat kanë qenë me interes për ta.
Në debat publik kanë marrë pjesë një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve duke përfshirë qytetare, zyrtarë komunal, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, dhe mediave, të rinjtë, etj. Në total kanë qenë rreth njëzetë e katër (24) pjesëmarrës, prej tyre trembëdhjetë (13) meshkuj dhe njëmbëdhjetë (11) femra.
Në fund të debatit publik, kryesuesi i grupit të punës dhe përfaqësuesit e OJQ-se NOPM siguruan të pranishmit se do të inkorporojnë në draft rregullore të gjitha sugjerimet, propozimet dhe komentet e ofruar si dhe do ti fusin rregulloren me të gjitha ndryshimet në kuvend për aprovim.
Ky projekt është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO‐K) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).