Moti

Klubit KF KIKA ka dalur me një deklaratë publike

Ja deklarata e pa edituar:

_________________________________________________

Deklarate nga Kryesia e klubit KIKA nga Hogoshti

Kryesia e klubit KIKA pas perfundimit te ndeshjes se Kupes se Republikes se Kosoves rrethi i dyte ndermjet KF Bashkimi nga Koretini dhe KF Kika nga Hogoshti, ne mbledhjen e jashtzakonshme del me nje komunikate per te gjithe futbolldashesit, mediat dhe per FFK-ne se ate qe e perjetuam sot ne si kryesi e klubit dhe shtab teknik deshirojme qe ky tmerr te jete i fundit per futbollin e Kosoves.

Me te arritur ne stadium ne ora 13:00 vendasit filluan kercenimet nga personat zyrtar, sigurimi privat me fyerjet nga me banalet dhe ne kore te organizuara nga tifozet e klubit vendas, te cilet filluan menjeher pa filluar ndeshja te hidhnin gjesende te forta ne fushe: gure,shishe te mbushura me uje ne drejtim te lojtareve dhe shikuesve tane, dhe ku kjo vazhdoj gjate gjithe ndeshjes ku si pasoj e kesaj ka pasur tifoze te lenduar.
Pasi e pame se si eshte situata ne si kryesi e klubit tubuam lojtaret dhe hym ne zhveshtore, ku i'u rekomanduam qe primare te jete shendeti dhe jo fitorja ne ate fushe qe me shume i ngjante nje beteje lufte sesa futbolli.

Pasi qe filloi ndeshja ne mintuen e 7' lojtari i klubit tone, Artan Xhaqkaj grushtohet nga lojtari i ekipit vendas Taulant Kurteshi pas shpindes se gjyqtarit kryesor, ku si pasoj e grushtimit futbollisti yne eshte dashur te kerkoje ndihmen mjeksore ne Qendren Emergjente ne Gjilan, ku si pasoj e grushtimit ka marre lendime ne koke.

Minutat kalonin por presioni vazhdonte nga shikuesit dhe sigurimi privat i klubit te cilet provokonin vazhdimisht lojtaret tane dhe banken rezerv, ku pas perfundimit te pjeses se pare jemi sulmuar nga ndihmes treneri i klubit te Bashkimit, Labinot Haxhiu i cili sulmoi lojtaret tane dhe shtabin tane pastaj na futen me dhune ne dhomat e zhveshjes!
Pas fillimit te pjeses se dyte ku vendasit ishin ne avantazh shpesh'here pas starteve brutale te vendasve eshte dashur te nderprehet loja ku si pasoj ka pasur te ndeshkuar lojtar te ndeshkuar me karton te kuq, Bekim Skoverqani ku grushtoj njerin nga futbollistet tane.Ne mezi prisnim fishkellimen e fundit te gjyqtarit per te perfunduar ndeshjen, duke menduar qe e gjithe kjo te perfundoj me kaq, mirepo ai mllef,fyrje dhe kercenim nga i gjithe stafi,sigurimi dhe tifozet e klubit te Bashkimit arriten kluminacionin.
Pasi lojtaret tane pershendeten tifozet me te drejtuar ne zhveshtore papritmas sulmohen nga nje pjese e kryesis(Shefqet Fejzullah Canaj) (ISA HODA) (LABINOT HAXHIU) nga sigurimi privat (ASLLAN HAXHIU) (RAGIP REXHA) dhe nga lojtaret e ekipit vendas, kapiteni Leutrim Arifi dhe portieri Samir Krasniqi, ku me pas hyne te gjithe tifozet e pjeses perendimore.Si pasoje e kesaj lojtaret tane pesuan lendime trupore si: Atdhetar Latifaj, Augent Latifaj, Durim Biqkaj, Adnan Xhaqkaj, Burhan Sermaxhaj, Burim Hyseni, ILaz Sermaxhaj, ku 4 prej tyre u detyraun te kerkojne edhe ndihme mjeksore ne QKMF-Kamenice te cilet edhe posedojne raportin mjeksore!
Keto skena te tmerrshme kane ndodhur vetem ne ndeshjen Serbi-Shqiperi e zhvilluar ne Beograd, ku shihen edhe ne video ku fale SHPK-se u evitua me e keqja. Mbesim me shprese se kjo ngjare do te denohet nga organet kompetente te FFK ku si deshmi e kesaj eshte edhe video ku po transmetohet nga te gjitha mediat.

Me 26.10.2016
Hogosht

Kryesia e klubit "KF KIKA" Hogosht

 
Top