Klubi futbollistik KF BASHKIMI ka dërguar një Komunikatë për media në redaksinë tonë
.Komunikata origjinale e pa edituar:
------------------------------------------------------------------------------------
K O M U N I K A T Ë PËR MEDIA
Sot me datë 26.10.2016 në Koretin u zhvillua ndeshja futbollistike për Kupën e Kosovës në mes të KF. “Bashkimi” nga Koretini dhe KF. “Kika” nga Hogoshti.
Dy ndeshjet e fundit kampionale të zhvilluara në Hogosht, janë karakterizuar me sjellje jo sportive të ekipit dhe të tifozëve të KF. “Kika”. Nga lojërat e ashpra dhe sjelljet josportive janë lënduar lojtarët tanë. Janë fyer në kor zyrtarët e KF si dhe janë kërcënuar personat zyrtarë. Po ashtu në kor janë fyer edhe tifozët e KF. “Bashkimi”, që gjithmonë kanë përkrahur klubin e tyre me shumë korrektësi. Këso përvoja të hidhura kanë pasur edhe shumica e klubeve tjera që kanë luajtur në Hogosht, që tashmë dihen nga opinioni.
Edhe pse deri më tani çdo ekip mysafir ka kaluar shumë mirë në Koretin, duke e ditur se situata mund të acarohet, kryesia e KF. “Bashkimi” ndërmori të gjitha masat, që loja për Kupë që do të zhvillohej sot në Koretin, të karakterizohej me lojë fer dhe korrekte. Lojën me plotë meritë e fitoi KF. “Bashkimi”, duke dëshmuar se vendi i parë i takon me meritë. Gjatë gjithë lojës nga ana e lojtarëve ka pasur fyerje dhe provokime. Janë fyer edhe bankina e KF.
“Bashkimit” nga lojtarët mysafirë. Në fund të lojës janë ndeshur tifozët e dyja ekipeve, të cilës i ka paraprirë edhe fyerjet e lojtarëve dhe të publikut mysafir. Kryesia e KF. “Bashkimit” ka bërë të pamundurën për të evituar këto skena, që vazhdimisht janë provokuar edhe nga lojtarët e KF. “Kika”, që demoluan zhveshtoret dhe tualetet e klubit tonë.
Kryesia e KF. “Bashkimi” shpreh keqardhjen e thellë për këtë ngjarje, ngjarje e cila nuk do ta zbeh imazhin e klubit të organizuar dhe korrekt dhe as që mund të dëmtoj aspiratat tona për Ligën e parë të Kosovës.
Sukese!
Koretin: 26.10.2016