Gjatë kuvendin të IX zgjedhor të degës së LDK-së ku u zgjodhën strukturat e forumit të gruas të mbajtur me (9 tetor 2016), kryetari i degë së LDK në Kamenicë Shaip Surdulli, përshëndeti pjesëmarrjen masive të grave në Kuvendin zgjedhor të forumit të gruas duke vlerësuar lartë kontributin e femrës për LDK-në dhe Komunën e Kamenicës.
Surdulli ndër të tjera thasë “Me këtë pjesëmarrje të madhe ju po dërgoni mesazh të fuqishëm se koha e LDK-së po vjen, se keq-qeverisjes së tanishme në Komunën e Kamenicës po i vjen fundi, se qytetari i Kamenicës nuk e duron edhe më tutje një qeverisje të tillë që e ka sjell komunën në gjendje të mjerueshme drejt kapitullimit, por ky kapitullim sipas Surdullit do të jetë vetëm i tyre në zgjedhjet e ardhshme komunale ku me votë të lirë dhe demokratike qytetari i Kamenicës do t’i jap vulën e ndëshkimit këtij koalicioni të gjerë të krijuar për interesa personale në dëm të qytetarëve
Për vitin e ardhshëm qeverisja e tanishme ka paraparë investime kapitale në vlerë prej 124.000 euro ndërsa gjatë qeverisjes së LDK ne kemi investuar rreth 1.300.000euro gjithashtu kemi përkrahur dhe ndihmuar rastet sociale, studentët, bujqit dhe gjitha kategoritë që kjo qeverisje e tanishme i ka ndërprerë ato përkrahje
Për fund ju uroj një kuvend të suksesshëm ku gjithashtu kryetares dhe kryesisë së ardhshme që do të zgjedhën ju premtoj se do ta kenë përkrahjen e plotë të degës së LDK-së dhe timen, ka thënë Surdulli gjatë fjalës tij"
Kryetarja e deritanishme Sevdije Morina, theksoj se forumi i gruas së LDK-së në Kamenicë gjatë mandatit të saj ka pas ngritje të avancimit së femrës brenda strukturave udhëheqëse të LDK dhe në jetën institucionale. Morina falënderoj gjitha gratë për angazhimet e përbashkëta që kanë pasur gjatë udhëheqjes së saj, duke vlerësuar se nuk do të ndalen edhe më tutje në përkrahjen e strukturave të reja të forumit të gruas, fuqizimit të tyre brenda në LDK-së dhe në shoqëri.
Kryetarja e forumit të gruas së LDK , njëherit deputete e kuvendit të Kosovës Lirije Kajtazi, vlerësoi lartë rolin e gruas së LDK-së në Kamenicë dhe përkrahjen e pa rezervë që kanë pasur gjithmonë nga strukturat e degës dhe vetë Kryetari Surdulli.
Shpresojmë që kjo përkrahje të jetë e vazhdueshme edhe në të ardhmen t’ju jepet mundësi edhe më të mëdha grave të udhëheqin qoftë brenda strukturave apo në dikaster të caktuar në institucioneve komunale sepse nga këtu një gjë është e sigurt se me Kamenicën do të qeveris LDK-ja.
Kryetarja e sapo zgjedhur e forumit të gruas së LDK në Kamenicë, Njomza Dërmaku duke i falënderuar për besimin e dhënë premtoj se me punën e saj dhe të kryesisë së re do të punojnë me nder dhe përkushtim për LDK-në, për vajzat dhe gratë të jenë një zë i fuqishëm në komunën e Kamenicës.