Disa këlyshë të cilët kanë bredhur rrugëve të Kosovës, janë bërë me shtëpi të përhershme në një zonë të Washingtonit, SHBA.
Organizata jo-qeveritare me bazë në Washington, “Lucky Dog Animal Rescue”, ka marrë iniciativën që disa qenë t’i shpëtojë duke i dërguar ata jashtë Kosovës.
Grupi i parë i këlyshëve dje pasdite ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Dulles, transmeton Koha.net. Arritja e tyre ka qenë e pasigurt për shkak të një greve masive të pilotëve të Lufthansas, por vullnetarët arritën që të sigurojnë fluturimin për këta qenë.
Ndërkaq, disa këlyshë të tjerë do të arrijnë në Dulles të hënën.