Moti

Shkruan: Burim Kryeziu 


Ngrehalucët

Shumë analistë e politikanë… artificialisht paraqiten si njohës të  mirë të politikës edhe pse këtë nuk arrijn ta bëjnë me asnjë fjalë apo fjali gjatë shqyrtimit të problemit ose problemeve politike. Disa që me ‘’kompentenc’’ meren me shkrime politike, juridike, sociologjike, filozofike etj, përkundër që shtiren si kompeten dhe në qarqe të caktuara edhe konsideroheshin si të till, e vërteta flet ndryshe, Andaj, nëse nuk kanë heshtur me dhunë, tani sikur kanë heshtur ose do të heshtin vetë. 

 Kjo heshtje mund të ketë si shkak rrebeshin e kritikës së një praktike dhe një teorie të thyer, të cënuar në ‘’pathyeshmërinë’’ e pretenduar, dhe të dështuar në gjithë kuptimësinë e saj. 

Kjo mbase për mos gatishmërinë e tyre që postulatet e teorive të dikurshme t’ia nënshtrojnë rivalorizimit të kritikës së vetëdijësuar politike dhe akoma presin ditë më të mira. Mbase, akoma dëshirojnë ta ruajnë ‘’pacënueshmërinë’’ e ‘’teorive’’ të tyre të vogla për të provuar ‘’ringjalljen’’ në ditët e mëdha! 

‘’Ditët më të mira’’ dhe ato ‘’më të mëdha’’, sigurishtë do të vijnë, por vetëm në konstekst të luftës së ideve dhe jo në kontekst të absolutizmit të tyre me dhunë; në kontekst të afirmimit të vlerave të njëmendëta dhe jo në kontekst të imponimit të gjysmëvlerave dhe të gjysëm-ideve; në kontekst të hulumtimit të së vërtetës dhe jo në kontekst të hulumtimit të mundësive për të afirmuar gënjeshtrën në vend të së vërtetës; në konteks të luftës për progresin e njëmendët të shoqërisë dhe jo në kontekst të ruajtjes së pozitave të pamerituara në shoqëri. 

Rrahagjoksët

Këta analist, politikan mbase politikan e biznismen (afarist), politikan e shkrues librash, politikan e ligjërues, politikan e bartës pushteti, politikan e ‘’meritor’’ për të ‘’gjitha’’ ato që kan ndodhë, madje edhe për ato që kan me ndodh…, nuk do të duhej ta ndjenin veten të prekur nga dështimi i një praktike e cila edhe ashtu në vete përmban dështimin. 

Përkundrazi fuqitë e veta intelektuale, përvojën politike, vizionin e botëkuptimeve të veta progresive do të duhej t’i vënë në shërbim të ndërtimit të raporteve të reja demokratike, të forcimit të shtetit ligjor dhe të së drejtës, të mirëqenies qytetare… 

Po ashtu do të duhej ta dinë më mirë se të tjerët se e vjetra nuk mund të kthehet. Secila kohë i ka të vërtetat e veta, por ato të vërteta që ngrihen në mohimin e gjithçkafes edhe vetë ato do t’i mohojë e ardhmja. Ato nuk do të mund ta pretendojnë kurrsesi amshimin. Gjithsesi, askush nuk duhet të mendojë se brenda raporteve të reja demokratike e qytetare, dhe brenda suazave mbi të vërtetën e një kohe do të mundet që për një kohë të gjatë, ashtu si përpara, ta përvjedh praktikën e vjetër të kanibalizmit intelektual, të vrasjes që në start të talentëve.

 Ajo ‘’Der Geist’’ e Hegelit, të cilën e pretendoi të amshueshme dhe të përjetshme, ajo sentence e bukur e Goethes se ‘’Intelekti e njeh intelektin’’ që doli nga thellësitë e gjeniut të tij letrar, le të lejohet të interpretohet si intelekti do të duhej t’i shërbente popullit dhe jo vetëm vetes, dhe gjithsesi më pak egoizëm individual. Talenti le ta prodhojë talentin dhe jo ta ngulfasë atë.  

Tvkamenica

 
Top